ROMA - MANCHESTER UNITED

Fitore e Romës në Itali, në finale shkon United
6 May, 2021 @22:59
Pas fitores 6-2 në Angli, United sonte u mposht 3-2 nga Roma në Itali, por edhe një humbje e tillë i mjaftoi skuadrës angleze që ta arrijë finalen e Europa League.
I pari në listën e golashënuesve në këtë takim u shënua Edinson Cavani (39’), i cili ishte golashënuesi i vetëm i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Roma zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, duke e gjetur 3 herë rrjetën (Dzeko 57’, Cristante 60’, Telles ag. 83’), ndërkohë që u ndal plot herë nga spanjolli De Gea, që sonte ishte në formë të shkëlqyer. Në anën tjetër, për United përsëri shënoi Edinson Cavani (68’), dhe kështu ndeshja u mbyll 3-2 në të mirë të Romës, rezultat i pamjaftueshëm që skuadra italiane ta arrijë finalen.
Në finalen e 26 majit në Gdansk të Polonisë, United do të përballet me Villarrealin, që në gjysmëfinale e eliminoi Arsenalin.