FLAMURTARI - FERIZAJ

Foto: FC Ferizaj
Fitore ndaj Flamurtarit, Ferizaj merr kreun
19 February, 2022 @15:06
Në xhiron hapëse të stinorit pranveror në Ligën e Parë, Ferizaj e ka mposhtur Flamurtarin në Prishtinë, për t’u ngjitur kështu në krye të Grupit B të Ligës së Parë.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, e më pas pjesa e dytë dhuroi plot 3 gola dhe në fund mysafirët e fituan këtë takim me rezultat 1-2.
Gentrit Halili (55’) dhe Sunay Hasan (70’) shënuan për Ferizajin, kurse Flamurtari nuk bëri më tepër se një gol për ta ngushtuar rezultatin, por jo edhe për t’u larguar me pikë nga kjo ndeshje.
Kështu, Ferizaj tashmë është lider i Grupit B në Ligën e Parë, kurse Flamurtari momentalisht renditet i shtati në këtë grup.
Xhiron e ardhshme, Flamurtari i shkon Ramiz Sadikut, kurse Ferizaj e pret Vitinë.