EUROPA LEAGUE
Fitore ndaj Leicesterit, Rrahmani me Napoli kalojnë grupet
9 December, 2021 @20:45
Në ndeshjen vendimtare të Grupit C në Europa League, Napoli e ka mposhtur Leicesterin 3-2, për ta arritur kështu kalimin e grupeve të Europa League.
Nga vendi i parë i grupit është kualifikuar Spartaku i Moskës, kurse Napoli, falë fitores sonte, është kualifikuar nga vendi i dytë.
Ndërkohë, Leicesteri nga vendi i tretë ka shkuar në UEFA Conference League, ku do të luajë në 1/16 e finales së asaj gare. Në vendin e fundit në këtë grup ka përfunduar Legia e Varshavës.
Startues te Napoli sonte ishte edhe Amir Rrahmani, i cili luajti plot 90 minuta.
Kundërshtarin e fazës tjetër Napoli do ta kuptojë në shortin e së hënës (13 dhjetor).