DRENASI - TREPÇA

Fitore në Drenas, Trepça dimëron në vendin e dytë
27 November, 2021 @15:36
Skuadra me shumë emër në futbollin kosovar, Trepça nga Mitrovica, dimrin do ta kalojë duke qenë në vendin e dytë të Grupit A të Ligës së Parë.
Mitrovicasit sot shënuan fitore me rezultat 0-2 ndaj Drenasit në udhëtim, për ta mbyllur kështu vjeshtën në mënyrë tejet të mirë
Pjesa e parë u mbyll 0-1, e më pas Trepça shënoi edhe një herë në pjesën e dytë dhe e mbylli me fitore 0-2.
Kështu, Trepça e mbyllë stinorin vjeshtor në vendin e dytë të Grupit A, kurse Drenasi është i parafundit në këtë grup.