Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/8: GJILANI - DUKAGJINI

Fitore në fund, Gjilani në çerekfinale!

Fitore në fund, Gjilani në çerekfinale!


5 February, 2022 @15:02

Me mund të madh dhe me gol të shënuar krejt në fund, Gjilani e ka mposhtur Dukagjinin sot, për të kaluar kështu në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Rezultati ishte i bardhë deri në minutën e 23’, kur Gerhard Progni i vendasve shënoi me të djathtën duke goditur prej rreth 16 metrave.

Por, Dukagjini u kundërpërgjigj në minutën e 38’. Arbër Prekazi i Gjilanit shënoi në portën e gabuar dhe rezultati u barazua në 1-1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Rezultati vazhdoi të mbetej i barabartë deri në fund të ndeshjes, e rreth minutës së 90’, shumë pak pa u kryer ndeshja, Elton Cale i Gjilanit shënoi për 2-1 dhe kështu ia dha fitoren skuadrës së tij.

Nga minuta e 81’, Dukagjini ishte me një lojtar më pak në fushë, dhe epërsinë numerike e shfrytëzoi Gjilani, duke e gjetur golin e fitores dhe kalimin në çerekfinale të Kupës.

Kundërshtarin e rrethit tjetër Gjilani do të mësojë pas hedhjes së shortit.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës