WATFORD - TOTTENHAM

Fitore në kohën shtesë, Tottenhami pranë TOP4
1 January, 2022 @18:00
Falë një goli të shënuar vonë nga Davinson Sanchez, Tottenhami sot fitoi tri pikë mjaft të rëndësishme në udhëtim te Watford.
Ndeshja ishte e barabartë dhe rezultati ishte 0-0 deri në minutën e 90+6’, e në atë minutë me kokë shënoi mbrojtësi Sanchez, për t’ia fituar kështu skuadrës së tij takimin, 0-1 pas 90 minutave.
Kjo fitore e vazhdon ecurinë e mirë të Contes në Premeir League që nga ardhja e tij te Spurs, ndërkohë që Watfordit i shtohen problemet në luftën për mbijetesë.