Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILAN

Fitore në minutat shtesë

Fitore në minutat shtesë


3 October, 2015 @16:01

Pas tre xhirove pa fitore, Drita, ka regjistruar fitoren e parë (të tretën në stinor) me anë të golit të Xhevdet Shabanit që shënoi në minutat shtesë të takimit ndaj Hajvalisë për të fituar 1-0. 

Shabani u asistua nga Endrit Krasniqi në fund të ndeshjes për të shënuar, ndërsa Drita ka pasur raste më të mira në pjesë të parë të ndeshjes. 

Hajvalia përkundër tentimeve nuk arrinte të rrezikonte më shumë portën e gjilanasve që u ndalnin nga portieri me përvojë Artan Latifi i Dritës. 

TABELA AKTUALE

Kjo është fitorja e tretë e Dritës këtë stinor, derisa Hajvalia ka shënuar humbjen e dytë në 4 xhirot e fundit, derisa i është ndalur ngritja e mëtejme në klasifikim. 



FAKT:

Në një moment rreth minutës së 70-të ndeshja u ndërpre për shkak se tifozët e Dritës hodhën gjësende në drejtim të referi anësor, që zgjati 2-3 minuta. Shabani sot ka shënuar golin e parë të tij këtë stinor në Superligë, për t'i sjellë fitoren ekipit të Bekim Isufit.

 
Të gjitha lajmet nga