Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIVERPOOL - CRYSTAL PALACE

Fitore në shtëpi, Liverpooli merr kreun

Foto: Premier League

Fitore në shtëpi, Liverpooli merr kreun


18 September, 2021 @17:58

Pas fitores ndaj Milanit në Champions League, Liverpooli e ka vazhduar formën e mirë edhe në Premier League.

19-herë kampioni i Anglisë sot fitoi me rezultat 3-0 ndaj Crystal Palacet në shtëpi.

Deri në minutën e 43’, Crystal Palace u mbrojt mirë, ndërkohë që rrezikonte me kundërsulme. E në atë minutë, topin e kthyer nga portieri pak goditjes me kokë nga Salah, e dërgoi në rrjetë Mane, për ta çuar skuadrën e tij në pushim me epërsi minimale.

Më vonë gjatë pjesës së dytë, Mo Salah shënoi për 2-0, e në fund edhe Keita (89’) dhe kështu Liverpooli arriti ta mbyllë ndeshjen me fitore 3-0.

Pas 5 ndeshjeve, Liverpooli të paktën përkohësisht është lider i Premier Ligës, kurse Crystal Palace deri më tash ka 5 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League