Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË BALLKANIT

Fitore për Kosovën! Me gjithë ato mungesa, arritëm historinë

Fitore për Kosovën! Me gjithë ato mungesa, arritëm historinë


6 October, 2022 @21:35

Tiranasi Ilir Daja, trajner i Ballkanit, ka qenë i gëzuar me fitoren e parë të ekipit të tij të arritur në fazën grupore të Ligës së Konferencës, ndërsa ka thënë se përkundër mungesave të theksuara, ekipi ka luajtur lojën e kërkuar për të siguruar fitoren e parë dhe historike për një ekip nga Kosova në gara evropiane.

“Futbollistët e Ballkanit fitoren ia dedikojnë gjithë Kosovës dhe ngritjes së futbollit në Kosovë. Këta djemë kanë personalitet dhe karakter. Me gjithë këto mungesa, lojtarët që hynë në ndeshje vazhduan përpjekjen për të arritur suksesin. Të mungojë një kapiten, Nazmi Gripshi, Astrit Thaqi, Leo Bekteshi dhe Leo Abazi nuk është lehtë, por ja që e përballuam,” ka thënë Ilir Daja pas ndeshjes.

Në ndërkohë, ai ka pasur edhe diçka për të veçuar nga ndeshja.

“Ajo që do të veçoja është që kemi prodhuar lojë të mirë dhe kemi pasur shumë situata para portës. Nësë do të ishim më cinik para golit të tyre ne do ta mbyllnim ndeshjen shumë më herët. Lojtarët kanë fituar përvojë në një nivel tjetër, ekipet këtu janë të forta dhe të gjitha kanë përvojë. Karakterin sportiv këta djemë e kanë në nivel optimal,” ka thënë ndër të tjera Daja.

Pas tri xhirove të para në Ligën e Konferencës, tabela e grupit të kampionit të Kosovës duket kështu:

GRUPI G:

1. Slavia 4p, 2 ndeshje
2. Ballkani 4p, 3 ndeshje
3. Sivasspor 4p, 3 ndeshje
4. Cluj 1p, 2 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League