RAMIZ SADIKU 2-1 VITIA

Fitore për t’u barazuar me kreun
16 October, 2021 @15:35
Ramiz Sadiku i Prishtinës ka shënuar fitore të pritur ndaj Vitisë në kryeqytet sot, edhe pse jo aq të lehtë.
Industrialistët kanë shënuar fitore 2-1 ndaj vitiasve që janë të fundit në renditje për tu barazuar në kyre të Ligës së Parë Grupi B me 2 Korrikun.
Kanë qenë Shpresim Prestreshi dhe Albin Dermaku që kanë shënuar për përfundimtaren, Ramiz Sadiku 2-1 Vitia [Shpresim Prestreshi, Albin Dermaku - n.n.] ndërsa ekipi kalon në 15 pikë me fitoren e pestë të stinorit.
Për Vitinë, që është e fundit në renditje këndellja me rezultate i duhet sa më shpejtë pasi që me sot janë regjistruar gjashtë humbje pas tetë xhirosh.