A&N - VËLLAZNIMI

Foto: KF Vëllaznimi
Vëllaznimi ndalet nga A&N, lëshon kreun
16 October, 2021 @15:10
Në ndeshjen e parë pas largimit të trajnerit Granit Begolli, Vëllaznimi ka lëshuar pikë ndaj skuadrës A&N në Korishë të Prizrenit.
Skuadrat në pushim shkuan me rezultat 0-1 në të mirë të gjakovarëve, për të cilët shënoi Florim Bërbatovci, kurse vendasit barazuan gjatë pjesës së dytë dhe ndeshja u mbyll me rezultatin final 1-1.
Ky barazim bën që Vëllaznimi të bie në vendin e dytë, pasi që falë golaverazhit Grupit A të Ligës së Parë tashmë i prin Trepça ‘89. Në anën tjetër, A&N momentalisht është e katërta në Grupin A.
Xhiron që vjen, Vëllaznimi e pret Rahovecin, kurse skuadra A&N i shkon Besës në Pejë.