LIRIA - DRENASI
TOPSPORTI / ARKIV
Liridon Fetahaj vendimtar, Liria mposhtë Drenasin
16 October, 2021 @15:12
Fitorja e dytë sezonale për Lirinë ka ardhur në takimin e luajtur sot ndaj Drenasit në Prizren.
Falë golit të Liridon Fetahajt nga pika e bardhë, Liria shkoi në pushim me epërsi 1-0, e kjo epërsi u ruajt deri në fund dhe prizrenasit e mbyllën ndeshjen me fitore minimale.
Kjo fitore bën që Liria të jetë momentalisht e shtata në Grupin A të Ligës së Parë, kurse Drenasi ndodhet dy vende më lart.
Xhiron e ardhshme, Liria i shkon Istogut, kurse Drenasi e pret Trepçën ‘89.