VËLLAZNIMI - KIKA
Fitore për vendin e tretë
13 April, 2019 @16:50
Në ndeshjen e luajtur sot ndaj skuadrës së Kikës në Gjakovë, skuadra e Vëllaznimit ka arritur të shënojë fitore, për ta vazhduar kështu luftën drejt rikthimit në Superligë.
Epërsinë fillestare gjakovarëve ia solli Lorik Rudi, me golin e të cilit u mbyll pjesa e parë, ndërsa fitorja u vulos nga goli i Ardit Vokshit në pjesën e dytë, me ç‘rast ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 2-0.
Me Dukagjinin që ndeshjen e xhiros nuk e ka luajtur ende, Vëllaznimi momentalisht ngjitet në vendin e tretë të Ligës së Parë, derisa Kika rrezikon seriozisht rënien në Ligën e Dytë.