Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARMEND DALLKU

Fitoret e tilla në bëjnë më të fortë

Foto: prishtinafc.com/arkiv

Fitoret e tilla në bëjnë më të fortë


3 July, 2020 @22:32

Trajneri i Prishtinës Armend Dallku ka dalë triumfues me ekipin e tij në sekondën e fundit të ndeshjes ndaj Drenicës, me golin e shënuar nga Ahmed Januzi.

Ai e ka quajtur fitore të ëmbël këtë, por ka theksuar se e bën edhe më të fortë ekipin një fitore e tillë.

“Po, ka qenë një fitore e ëmbël, ndërsa kjo e bën edhe më të fortë ekipin. Ne kemi ndërruar disa skema gjatë ndeshjes. John dhe Januzi kanë provuar disa herë ndërrim të pozitave. Kurse sa i përket referimit edhe pse nuk e kam zakon të flasë, mendoj se janë dhënë dy ofsajde të paqena për skuadrën tonë, por gjithsesi fitorja i bën të harrohen të gjitha. Ka qenë fitore e shijshme kjo,” ka thënë Dallku pas ndeshjes për mikrofonin e Supersportit.

Prishtina me këtë fitore të sontme, i është afruar Dritës lidere në një pikë. Derisa presin rezultatin e Dritës në këtë xhiro, ata do të fillojnë të mendojnë për rivalin e vështirë që i pret në xhiron e ardhshme, Gjilani i Gentian Mezanit, që gjithashtu është në garë për titull dhe dalje në Evropë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga