Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Fitorja e parë e Celinës me Lirinë

Futbollistët e Lirisë në akcion/ BOROZANI/D.S.

Fitorja e parë e Celinës me Lirinë


4 November, 2015 @14:55

I janë dashur katër xhiro trajnerit të ri të Lirisë, Erdogan Celina, që të arrijë te fitorja me ekipin e tij në Superligë. 

Një gol i shënuar nga penalltia mjaftoi për fitoren e bardhezinjëve ndaj Gjilanit sot në Përparim Thaçi të Prizrenit, derisa ekipi shënoi fitoren e parë në Superligë, që prej mesit të shtatorit. 

Florim Bërbatovci realizoi penalltinë në fund të pjesës së parë, derisa Liria dominoi pjesën më të madhe të takimit dhe kishte mundësi që të shënonte edhe më shumë për fitore më të thellë. 

TABELA AKTUALE

Gjilani ka regjistruar xhiron e tretë pa fitore. 


 
Të gjitha lajmet nga