Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VLLLAZNIA 3-1 2 KORRIKU

Fitorja e parë e Vllaznisë

2korriku.com

Fitorja e parë e Vllaznisë


4 September, 2022 @19:02

Pas dy humbjeve, një prej të cilave në tavolinë, Vllaznia e Pozharanit ka arritur të shënojë fitoren e parë sezonale nën drejtimin e trajnerit Sallah Sherifi, duke e mposhtur ekipin prishtinas 2 Korriku sot në shtëpi, Vllaznia 3-1 2 Korriku [Rinor Hoxha (5’), Selim Halabaku (20’, 30’) – Ylli Prekopuca (22’)].

Moti i mirë e fusha me bar sintetik, ofroi mundësi që futbollistët ta japin më të mirën, e para tifozëve të dhurojnë plot katër gola, shumë raste të shpërdoruara e shumë kartonë të verdhë për të dyja ekipet.

Pjesa e parë, rezultati i së cilës edhe mbeti i pandryshuar deri në fund, doli të jetë vendimtare.

Futbollistët e Vllaznisë arritën që për tridhjetë minuta lojë të realizojnë tri herë, ndërsa “verdheblutë” arritën që të lënë shenjë me super golin e Prekopucës (22’), por kjo nuk mjaftoi, ani se skuadra krijoi shumë, pati dy raste jashtëzakonisht të dyshimta për penallti e një gol të anuluar, i cili po ashtu ishte shumë diskutabil. Kaq për pjesën e parë shumë të luftuar, të cilës i mungoi vetëm gjykim më i drejtë, me gjyqtarët që lanë shumë për të dëshiruar.

TABELA AKTUALE

Disavantazhi prej dy golave e gjeti 2 Korrikun më ndryshe në pjesën e dytë, e gjeti të zhvendosur në sulm me të gjitha forcat, ndërsa nga ana tjetër shihej një Vllazni që kërkonte diçka nga kundërzbritjet dhe që më shumë ishte e interesuar të mbrohej.

Sidoqoftë, “verdheblutë” u munduan ta lënë anash referimin, ndonëse ishte e pamundur, dhe arritën të sulmojnë e krijojnë raste si me harkime nga anash po ashtu edhe me goditje si ato të Jetullahut, mirëpo krejt këto përpjekje rezultuan të pasuksesshme, me portierin Mehmeti të vendësve që tregoi vendosmëri e arriti që ta mbaj portën e paprekur në pjesëlojën e dytë.

Për skuadrën e drejtuar nga Besim Ademi vlen të përmenden edhe futbollistët Milot Hyseni, i ardhur këtë verë tek 2 Korriku, si dhe Endrit Musolli, i promovuar nga skuadra juniore në edicionin e kaluar, të cilët arritën që të marrin minutat e parë në këtë edicion.



i:

Formacioni startues i 2 Korrikut: F. Neziri, R. Jashari (B. Shala 72’), R. Arifi (R. Bejta 72’), A. Shahini, V. Ibrahimi (G. Latifi 46’), A. Oruqi (kap.) (E. Musolli 81’), Y. Prekopuca, L. Jetullahu, Sh. Aliti, M. Avdiu (M. Hyseni 81’), P. Osmani. Kryetrajner: Besim Ademi.

Formacioni startues i Vllaznisë: D. Mehmeti, A. Halimi, T. Ajeti (kap.), A. Ibrahimi, F. Osmani (B. Maliqi 81’), A. Sherifi (I. Hamdi 46’), H. A. Onaka, R. Ismaili, S. Halabaku (K. Pira 90+’), L. Kastrati (A. Ferati 66’), R. Hoxha. Kryetrajner: Sallah Sherifi.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë