Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PHOENIX 1-0 TREPÇA

Fitorja e parë pranverore, i çon në vend të dytë

Fitorja e parë pranverore, i çon në vend të dytë


11 March, 2022 @16:21

Gjatë afatit kalimtar të lojtarëve, ata ndërruan edhe emrin e klubit. Onix u bë Phoenix, ndërsa rezultatet në pjesën e dytë të stinorit, nisën jo mirë.

Në tri ndeshjet e para, asnjë fitore. Por ekipi s’u dorëzua dhe sot arriti fitore të madhe ndaj Trepçës së Mitrovicës si vendas.

E kjo fitore, i ka ngritur ata në pozitë të dytë të renditjes tabelare, së paku sot - varësisht nga rezultatet tjera të xhiros, edhe mund ta mbyll javën aty.

Në njërën anë kapiteni Enis Miranaj tentonte të krijonte, edhe provoi për të shënuar (21’) por goli s’erdhi në pjesë të parë.

TABELA AKTUALE

Mitrovicasit gjithashtu nuk u ndalën. Më të mirën mundësi në pjesë të parë e kishte Diar Mustafa (38’), rast ky që u ndalë nga portieri Visar Haxhijaj.

Ekipi i drejtuar nga Emin Baliqi vazhdoi furishëm edhe në fillim të pjesës së dytë. Së pari ka qenë Ardian Neziri (50’) që provoi, e më pas edhe Rodrigo Zalazar (55’). Rastin e këtij të fundit, e ndali shtylla!

Pas kësaj vendasit morën një iniciativë të lehtë, ndërsa kur kishin mbetur edhe 15 minuta deri në fund të ndeshjes, shënuan golin e epërsisë, që doli të jetë edhe goli i fitores.

Zëvendësuesi Norik Krasniqi gëzoi tejmase vendasit, kurse Phoenix përjetoi fitoren e parë pranverore, duke u ngritur në pozitë të dytë të renditjes tabelare, së paku sot.

Në fund, Phoenix 1-0 Trepça [Norik Krasniqi 75] për festën e madhe të vendasve.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë