Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENASI 1-2 PHOENIX

Fitorja e tretë radhazi, Phoenix arrin pozitën e dytë

Fitorja e tretë radhazi, Phoenix arrin pozitën e dytë


28 October, 2022 @15:03

Së paku sot, Phoenix është në vend të dytë të renditjes tabelare të Ligës së Parë Grupi A, pasi që ekipi ka vazhduar me formën e mirë që e ka kapur në gara gjatë tetorit.

Phoenix ka shënuar fitoren e tretë me radhë sot, ndërsa ka mposhtur Drenasin në Rexhep Rexhepi me rezultat 1-2 [Laurent Xhylani 53 - Enis Miranaj 40pen., Precious Ediae 49].

Drenasi nga minuta e 37 luajti me një lojtar më pak, derisa Lorent Shala mori karton të kuq pasi shkaktoi penallti, të cilën e konkretizoi kapiteni i Phoenixit, Enis Miranaj, për epërsinë 0-1. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Që në fillim të pjesës së dytë mysafirët shënuan edhe njëherë për të siguruar fitoren, pasi që Precious Ediae shënoi për 0-2. Ai u asistua nga kapiteni Miranaj kur shënoi.

Rikthimi i shpejt i menduar i Drenasit ishte afër, pasi që Laurent Xhylani ngushtoi epërsinë në 1-2, por përkundër se prej minutës së 67 Phoenix solli baraspeshën në fushë, kur mbetën edhe ata me 10 lojtarë (karton i kuq Besmir Fetahu), ekipi vendas nuk arriti që të shënojë për barazim dhe kështu ndeshja përfundoi me fitore për mysafirët.

Fitorja çon sot Phoenixin në pozitën e dytë të renditjes tabelare, ndërsa Drenasi tashmë ka dy humbje radhazi dhe mbetet për momentin në vendin e gjashtë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë