EDY REJA

Foto: FSHF
Fitorja historike e kënaq Rejan
8 September, 2021 @23:52
Selektori i kombëtares shqiptare, Edy Reja, në prononcimin e tij pas ndeshjes së fituar thellë ndaj San Marinos, 5-0, ka thënë se është i kënaqur me lojën e treguar, edhe pse ka pritur shumë më shumë nga ekipi në 45-minutëshin e parë të ndeshjes.
“Kam pritur që të bëjmë më shumë në pjesë të parë të lojës, por ne e shënuam vetëm një gol. Në pjesë të dytë me aktivizimin e Odise Roshit dhe Armando Brojës gjithçka u bë më mirë dhe jam i lumtur për këtë fitore historike të Shqipërisë,” ka thënë Reja.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Shqipëria ka shënuar fitoren më të thellë në një ndeshje zyrtare.
Shqipëria në shtator kapi gjashtë pikë në grupin e saj nga tri ndeshje, pasi që pas humbjes nga Polonia, mposhti Hungarinë dhe San Marinon për të dalë në pozitë të dytë të renditjes tabelare.