Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DISIPLINORJA E FFK-së

Flamurtari, Ballkani, Llapi e Trepça’89 futen në procedurë disiplinore

Çast nga ndeshja Llapi-Drenica/ Foto: KFLlapi/fb

Flamurtari, Ballkani, Llapi e Trepça’89 futen në procedurë disiplinore


17 June, 2020 @12:20

Komisioni i Garave (KG) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka inicuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarëve dhe ekipeve të Flamurtarit, Ballkanit, Trepçës’89 dhe Llapit pas ndeshjeve të xhiros XXIV të Superligës zhvilluar në fundjavën që e lamë pas.

Arsyet janë paraqitur poshtë, sipas Vendimit të KG-së.

FLAMURTARI - lëshim në organzimin e ndeshjes Flamurtari-Ballkani. Prezencë e pa-autorizuar e personave në tribunat e stadiumit, jashtë listës së prezantuar nga të dyja klubet, në kundërshtim me vendimet e FFK-së e rekomandimet e IKSHPK-së.

BALLKANI - pas përfundimit të ndeshjes Flamurtari-Ballkani, i është thyer xhami i derës së zhveshtores së klubit mikpritës.

TREPÇA’89 - ndaj kryetarit të klubit, Abedin Zeka - pas akuzave, shpifjeve, ofendimeve për personat zyrtar të FFK-së në media dhe në deklartën për mediat të klubit, pas fundit të ndeshjes Trepça’89-Drita.

LLAPI - ndaj trajnerit të klubit, Tahir Batatina - akuza, shpifje dhe ofendime ndaj zyrtarëve të FFK-së në media në kundërshtim me etikën e sportive për një trajner dhe në kundërshtim me rregulloren e FFK-së .

LLAPI - ndaj sekretarit të klubit, Muhamet Rexhepi - pas përfundimit të ndeshjes Llapi-Drenica në korridor të ekipit vendas kishte tollovi dhe zhurmë, ku sekretari me ton të lartë akuzon futbollistët e ekipit të tij Labinot Osmani dhe Mentor Zhdrella për shitjen e ndeshjes. Vlen të theksohet se i njëjti ka qenë nën masën e dënimit nga KD i FFK-së.

LLAPI - ndaj përfaqësuesit zyrtar, Bajram Bejtullahu - ndëshkohet me karton të kuq, pas fyerjeve të rënda ndaj referëve gjatë ndeshjes.

Të gjitha palët e pakënaqura mund të ankohen në Komision të Apelit të FFK-së, deri në tre ditë pas pranimit të Vendimit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga