Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLAMURTARI - 2 KORRIKU

Flamurtari fiton derbin e kryeqytetit, mban hapin me liderin

Flamurtari fiton derbin e kryeqytetit, mban hapin me liderin


24 April, 2021 @17:13

Me fitore të Flamurtarit është mbyllur dueli i sotëm mes dy skuadrave kryeqytetase në Ligën e Parë, Flamurtarit e 2 Korrikut. Përveç që janë rivalë të qytetit, këto skuadra këtë sezon ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës në Grupin B të Ligës së Parë.

Skuadra e Flamurtarit këtë takim në fund e mbylli me fitore 3-1, ndërkohë që pjesa e parë e përballjes ishte mbyllur 2-0.

TABELA AKTUALE

Fitorja e shënuar sot ia forcon edhe më tepër pozitën e dytë në renditje Flamurtarit dhe e mban vetëm 3 pikë larg Ulpianës kryesuese, kurse 2 Korriku mbetet i treti në renditjen e këtij grupi.

Xhiron që vjen, Flamurtari i shkon Ferizajit, kurse 2 Korriku e pret Dardanën në Prishtinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë