Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLAMURTARI - LLAPI

Flamurtari fiton, shpëton pa barazh

Flamurtari fiton, shpëton pa barazh


19 May, 2019 @18:25

Me fitore 3-2 e ka fituar takimin e fundit të sezonit skuadra e Flamurtarit, fitore e cila iu mundëson kryeqytetasve mbetjen në elitë pa pasur nevojë të luajnë në barazh.

Edhe pse të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Behar Maliqit (19’), vendasit reaguan mirë dhe e përmbysën rezultatin. Alban Shillova (23’) dhe Mërgim Boshnjaku (25’, 31’) shënuan për Flamurtarin.

Më pas epërsinë e vendasve e ngushtoi Ahmed Januzi me golin e shënuar në minutën e 75’, por kjo nuk e ndryshoi epilogun final të takimit dhe ndeshja u mbyll me fitoren e vendasve.

TABELA AKTUALE

Falë fitores së sotme, Flamurtari do të jetë edhe vitin tjetër në Superligë, derisa Llapi, që deri në xhirot e fundit luftoi për titull, këtë sezon e mbyll në vendin e tretë.



FORMACIONET STARTUESE

FLAMURTARI: Nika, Maxhuni, Kabashi, Granchov, Dumani, Zeqiri, Bruqi, Boshnjaku, Krasniqi, Kelmendi, Shillova.

LLAPI: Ademi, Statovci, Idrizi, Prençi, Blakçori, Aliu, Maliqi, Ramadani, Hyseni, Januzi, Alidema.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga