FLAMURTARI - FUSHË KOSOVA

Flamurtari-Fushë Kosova barazojnë, s’lëvizin!
6 March, 2022 @23:58
Ndeshja në mes të Flamurtarit dhe Fushë Kosovës, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Gola erdhën në pjesën e parë të ndeshjes. Flamurtari kaloi në epërsi së pari, e më pas Fushë Kosova ka barazuar me Dylan Effan.
Me këtë barazim që të dyja skuadrat nuk lëvizën nga pozitat e tyre në tabelë.
Flamurtari gjendet në pozitën e shtatë me 21 pikë, kurse Fushë Kosova në pozitën e gjashtë me 22 pikë.
Në xhiron e 18, Flamurtari takohet me Vushtrrinë, derisa Fushë Kosova përballet me Vitinë.