Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PROCESI I LICENSIMIT

Flamurtari, i vetmi që s’arrin licensën

Foto: KFFlamurtari/fb

Flamurtari, i vetmi që s’arrin licensën


15 May, 2020 @1:26

Dje përfundoi faza e shqyrtimit të aplikacioneve të klubeve të futbollit për licensim për garat evropiane 2020/21.

FFK ka bërë të ditur se ka shqyrtuar 10 kërkesat e ardhura në adresë të saj dhe prej tyre vetëm një klub nuk ka arritur që të përmbush të gjitha kriteret e kërkuara me ç‘rast nuk është licensuar.

“Klubi i vetëm që nuk i ka përmbushur plotësisht kriteret e rregullores së licencimit është: KF Flamurtari,” ka shkruar njoftimi i FFK-së.

Për më tepër, FFK i ka lënë afat Flamurtarit që në rast të pakënaqësisë eventuale me vendimin të bëj ankesë.

“Palët e pakënaqura me vendimin e Komisionit të Shkallës së Parë kanë të drejtë ankese deri me 19 maj 2020 në ora 16:00,” ka përfunduar njoftimi i Federatës.

Sa i përket klubeve tjera të Superligës që kanë aplikuar, të gjitha tjerat kanë fituar licensë për garim në garat e UEFA-së për sezonin tjetër.

E ajo që ia vlen të përmendet është se këtë e ka arritur edhe KFF Mitrovica, që bëhet klubi i parë femror në futbollin e Kosovës që plotëson kushtet maksimalisht për garat evropiane.

Nga klubet tjera të licensuara për garat e UEFA-së 2020/21 janë: Ballkani, Drita, Gjilani, Prishtina, Feronikeli, Llapi, Drenica dhe Trepça’89.

Nga Superliga e Kosovës këtë stinor në garat e UEFA-së pritet të dalin tre skuadra.

Kampioni do të shkojë në parakualifikime të Ligës së Kampionëve, ndërsa fituesi i Kupës dhe nënkampioni në garat e Europa Ligës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga