TRANSFER
Flamurtari me dy përforcime të rëndësishme
13 January, 2017 @18:54
Kampioni vjeshtor i Ligës së Parë dhe pretendenti kryesor për t’u ngjitur në Superligë, Flamurtari, sot ka realizuar dy përforcime shumë të rëndësishme.
Ekipi kuq e zi nga kryeqyteti ka shtuar në radhët e veta mbrojtësin Shpend Krasniqi dhe mesfushorin Gëzim Syla.
Krasniqi gjatë pjesës vjeshtore të kampionatit ishte pjesë e Hajvalisë, ndërsa Syla më parë ka luajtur për skuadrën e Trepçës.
Që të dy futbollistët edhe më parë kanë qenë pjesë e Flamurtarit.