GLADBACH
Flet kapiteni Xhaka
24 September, 2015 @20:35
Ylli i kombëtares zvicerane dhe i Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka, përjetoi fitoren e parë me ekipin e tij këtë stinor në Bundesligë - vetëm kur ai u bë kapiten.
“Ka qenë e papritur për mua. Kjo më është komunikuar pak para ndeshjes,” ka thënë Xhaka për faqen zyrtare të Bundesligës sot.
Monchengladbach ka larguar trajnerin Lucien Favre me të cilin u kualifikuan në Ligë të Kampionëve, ndërsa në vend të tij erdhi Andre Schubert.
Për më tepër Xhaka shënoi edhe gol në fitore ndaj Augsburgut, kurse brenda 20 minutave të para të ndeshjes rezultati ishte 4-0 për ekipin e tij.
“As që mund të imagjinonim një rezultat të tillë në ato minuta. Ishte mirë që ne morrën epërsinë në fillim, kushedi si do të ishte rezultati në fund, po të merrnin ata epërsinë,” ka shtuar kapiteni i ri i Gladbachut.
Xhaka morri edhe një karton të verdhë në këtë ndeshje, ndërsa në minutën e 77-të të ndeshjes u zëvendësua nga trajneri Schubert.
Borussia Monchengladbachut ka pasur një start katastrofal këtë stinor duke regjistruar 5 humbje në 5 ndeshjet e para.
Kryesia u detyrua të ndërrojë trajnerin për të rikthyer motivimin në skuadër.