Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ PRISHTINE NË DURRËS

Florent Avdyli pas ndarjes me Prishtinën, rikthehet në Superiore

Florent Avdyli pas ndarjes me Prishtinën, rikthehet në Superiore


6 January, 2022 @19:47

Mesfushori Florent Avdyli që ditë më parë u largua nga Prishtina, ka gjetur angazhim të ri menjëherë.

Ai sot është zyrtarizuar si lojtar i ri i Teutës së Durrësit, aty ku kishte fituar më parë titullin Kampion i Shqipërisë, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

Florent Avdyli

“Mirë se vjen Florent Avdyli,” ka shkruar ndër të tjera klubi durrësak pas marrëveshjes me kosovarin, ndërsa ka vazhduar duke bërë të ditur se ai menjëherë i bashkohet përgatitjeve të skuadrës për të parë mundësinë që të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Superiore ndaj Kastriotit të Krujës.

Futbollisti 28-vjeçar nuk ka lënë gjurmë te Prishtina, pasi që kishte krejt katër ndeshje të zhvilluara me bardhekaltërit.

Teuta ka mbyllë vitin 2021 në pozitën e gjashtë në Superiore me 18 pikë nga 15 ndeshje. Liderja Tirana ka 33 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga