SUPERLIGA TURKE
Florent Hadërgjonaj zyrtarisht te Kasimpasa
31 January, 2020 @15:20
Krahu i reprezentacionit të Kosovës në futboll, Florent Hadërgjonaj, tashmë është zyrtarisht është lojtar i ri i Kasimpasas, në Superligën turke.
Futbollisti 25 vjeç, ka ardhur nga Huddersfield si huazim te ekipi i Kasimpasas.
Ai aty do të bëhet bashkëlojtar me Loret Sadikun, që me vite të tëra është pjesë e këtij ekipi.
Ndërsa nga ekipi i tij Huddersfield, në njoftimin për huazimin e lojtarit është thënë: “Ai është një futbollist që punon shumë dhe mund të luajë në disa pozita, por dëshira e madhe e tij që të jetë për çdo lojë në fushë, na bëri që ta lirojmë si formë huazimi në drejtim të ekipit turk Kasimpasa.”