Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2 GOLA SHTESË

Florent Muslija me dy gola, thellon krizën e Schalkes

Florent Muslija me dy gola, thellon krizën e Schalkes


29 September, 2023 @22:07

Mesfushori i Kosovës, Florent Muslija, ka shkëlqyer në ndeshjen e sontme për ekipin e tij Paderborn, që ka shënuar fitore ndaj Schalke 04 në kuadër të Bundesligës 2.

Muslija, ka shënuar dy herë për ekipin e tij, për të siguruar fitoren e Paderbornit, ndërsa të parën e ka dhënë nga penalltia dhe të dytën bukur, për të fituar ndeshjen ekipi i tij, 3-1.

Përndryshe, ky ka qenë goli i katërt i shënuar për Muslijën këtë stinor në tetë ndeshje kampionale.

Me këtë fitore, Paderborn ka dalë për momentin në pozitën e tetë të renditjes tabelare dhe ka 11 pikë, derisa kriza e Schalkes vazhdon, duke qenë se janë në pozita të rënies, me 7 pikë nga po aq ndeshje.

 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga