Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRIZA VAZHDON

Në zonë të rënies, Schalke shkarkon trajnerin

Fotot: schalke04.de

Në zonë të rënies, Schalke shkarkon trajnerin


27 September, 2023 @11:26

Rezultatet jo të mira në Bundesliga 2, me vetëm 7 pikë nga 7 ndeshjet e para ku ekipi ka regjistruar dy fitore dhe një barazim karshi katër humbjeve, ka bërë që drejtuesit e Schalkes, të shkarkojnë trajnerin e ekipit të parë.

Thomas Reis, kryetrajner dhe Markus Gellhaus, ndimës i tij janë liruar nga detyra me efekt të menjëhershëm, ka bërë të ditur njoftimi i faqes zyrtare të Schalkes.

Thomas Reis

“Pas rezultateve të dobëta dhe shuarjes së mundësive për sukses afatgjatë, menaxhmenti sportiv i ekipit ka vendosur që të largojë nga detyra trajnerin Thomas Reis dhe ndihmësin e tij Markus Gellhaus me efekt të menjëhershëm. Vendimi ka ardhur pas një analize të thellë dhe duke parë zhvillimet e fundit. Ndihmës trajneri Matthias Kreutzer do të merr drejtimin e ekipit të parë deri në njoftimin e radhës,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i botuar në schalke04.de.

Schalke po qëndron në pozitën e 16 të Bundesligës 2 me 7 pikë. Ekipi i fundit në tabelë, në pozitën e 18 Osnabruck ka 4 pikë. Liderja e ligës Fortuna ka 14.

Te Schalke luan edhe reprezentuesi i Kosovës Blendi Idrizi. Ai deri tash ka pasur vetëm 16 lojë paraqitje në fushë në shtatë xhirot e para të Bundesligës 2.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga