MIQËSORE
Formacioni i De Biasit anti-Francë
14 November, 2014 @11:31
Gianni De Biasi vazhdon t’i besojë 4-5-1 formacionit. Jo vetëm mediat shqiptare, por edhe ato të huaja duke ditur mentalitetin e italiani, tashmë kanë radhitur skemën e kombëtares kuqezi ndaj Francës sonte, si zakonisht.
Gjithçka që duhet të dini para ndeshjes Francë-Shqipëri
Nga mosftesat e Taulant Xhakës, Valdet Ramës, Ergys Kaçes dhe Alban Mehës - të gjithë mesfushorë, italiani 56 vjeç kërkon të testojë një mesfushë alternative ku Burim Kukeli do të qëndronte në mes, derisa kthimi i Odise Roshit i garanton vend në 11-she të parë, por edhe Ledian Memushaj fiton besim te De Biasi.
Në sulm parashikohet që do t’ia nis me sulmuesin në formë të Splitit, Sokol Cikalleshi, që ka shënuar numër të konsiderueshëm të golave me ekipin kroat këtë stinor, por edhe është më i shpejtë në krahasim me Bekim Balajn.
FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË:
Portier: | Etrit BERISHA; | ||
Mbrojtës: | Lorik CANA, Mërgim MAVRAJ, Elseid HYSAJ, Ansi AGOLLI; | ||
Mesfushorë: | Burim KUKELI; Amir ABRASHI, Ledian MEMUSHAJ, Odise ROSHI, Ermir LENJANI; | ||
Sulmues: | Sokol CIKALLESHI (ose Bekim BALAJ) |