SHQIP NË BOTË
Januzaj asiston në fitore
13 November, 2014 @0:12
Futbollisti i Manchester United me origjinë nga Istogu i Kosovës, Adnan Januzaj, ka regjistruar një asistim në golin e parë të Belgjikës, në miqësore ndaj Islandës mbrëmë.
Januzaj 19 vjeç, ka luajtur nga fillimi i ndeshjes për Belgjikën dhe është zëvendësuar në minutën e 63-të të ndeshjes nga trajneri Marc Wilmots, për t’ia liruar vendin lojtarit të Napolit, Dries Mertens.
Belgjika ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës, derisa gjendet në Grupin B kualifikues për EURO 2016 me një fitore dhe një barazim nga dy ndeshjet e para.
Shikoni grupet kualifikuese për EURO 2016
Të dielën, Belgjika luan ndeshjen e radhës kualfikuese në këtë grup, ndaj Uellsit si vendas, të cilët janë liderë të grupit.