EURO 2015
Kombëtarja U-19 nis me humbje
12 November, 2014 @23:03
Tinejxherët kuqezi kanë nisur me humbje ciklin kualifikues për EURO 2015. Në ndeshjen e zhvilluar sot ndaj Danimarkës, kuqezinjtë janë mposhtur me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm dhe të fitores për Danimarkën e shënoi sulmuesi danez Rezan Corlu i cili realizoi në minutën e 57-të të ndeshjes për fitoren e skandinavëve.
Shqipëria U-19, që gjendet në Grupin 7 kërkon kualifikimin në Elite Round. Përveç Danimarkës, në grup me Shqipërinë bëjnë pjesë edhe Portugalia e Uellsi.
Portugalia mposhti Uellsin 2-1 në ndeshjen tjetër të grupit.
Kombëtarja U-19 që udhëhiqet nga Altin Lala, brenda javës do t’i zhvillojë të gjitha ndeshjet e grupit, që luhen në Portugali.
Sistemi i kualifikimit për Elite Round është se nga grupi dalin dy ekipe, ndërsa skuadrat zhvillojnë nga një ndeshje me kundërshtarët e grupit.
Më 14 nëntor shpresat e reja kuqezi takohen me Portugalinë në Parchal, derisa më 17 nëntor luajnë ndeshjen e fundit të grupit ndaj Uellsit, gjithashtu në Parchal.
Shqipëria U-19 ndaj Danimarkës:
SHQIPËRIA: Elezaj, Toli, Humolli, Kariqi, Bregasi (Stublla 17’), Laci, Rashica (Lokaj 72’), Bare, Cekici, Hoxhalli, Manaj, Morina (Manaj 60’). Trajner: Altin Lala |
Ndeshjet e radhës:
1 | 14 nëntor | Shqipëria - Portugalia | ||
2 | 17 nëntor | Uellsi - Shqipëria |
Tabela aktuale:
1 | Portugalia | 3 pikë | ||
2 | Danimarka | 3 pikë | ||
3 | Uellsi | 0 pikë | ||
4 | Shqipëria | 0 pikë |