MIQËSORET NDËRKOMBËTARE
Brazili stërvitet me Turqinë
12 November, 2014 @21:28
Forma e dobët e përfaqësueses së Turqisë është konfirmuar edhe sonte në ndeshjen miqësore kundër Brazilit.
Ish kampioni botëror ka shënuar edhe fitoren e pestë me radhë nën udhëheqjen e përzgjedhësit të ri, Carlos Dunga, i cili prej se ka marr drejtimin e përfaqësueses jugamerikane, nuk di asgjë tjetër përveç fitores.
Futbollisti i Barcelonës, Neymar, ishte njëri ndër më meritorët në fitoren e sontme duke shënuar dy gola, derisa nga një kanë shënuar edhe mesfushori i Chelseat, Willian, dhe mbrojtësi i Galatasarayit, Semih Kaya. Ky i fundit në portën e gabuar.
Përfaqësuesja e Turqisë, e cila po drejtohet nga trajneri i mirënjohur turk, Fatih Terim, po kalon në një krizë të madhe të rezultateve, pasi nga tri ndeshjet e fundit kualifikuese për EURO 2016 ka arritur të marr vetëm një pikë.