ÇËSHTJA MEHA
De Biasi tregon mesazhet
13 November, 2014 @9:33
Zhgënjimi i Alban Mehës lidhur me mosftesën e tij për ndeshje të kombëtares - habia e klubit gjerman Paderborn, lidhur me mosftesën e tij, si dhe deklaratat e trajnerit të Paderbornit - vetëm luftë fjalësh dhe muhabete koti, që do të kishin mundur të shkonin në të mirë të klubit gjerman.
Dje Gianni De Biasi, trajner i Shqipërisë, ka publikuar SMS mesazhet që ka biseduar me Mehën gjatë shpërndarjes së ftesave për lojtarët kuqezi në miqësoret e radhës, ndaj Francës dhe Italisë, derisa Meha (sipas mesazheve të botuara në Panorama Sport) e ka pas gjithçka të qartë dhe i ka kthyer me “OK!” italianit - duke treguar se e kupton arsyen për mosftesë.
Më tej, mësohet se Paderborn është duke shikuar që t’ia fryjë kontratën mesfushorit shqiptar (që i skadon në fund të këtij stinori), pasi që në rast të paraqitjes së Mehës në ndeshje me Francën dhe Italinë - çmimi i Mehës dhe interesimi i menaxherëve do të rritej, derisa Paderborn do të fitonte më shumë nga shitja e tij.