MEDIA

Pamje nga stërvitja e kuqezinjëve.në Durrës/ Foto: fshf.org
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Izraelit
21 September, 2022 @14:52
Shqipëria ka mundësi historike për të qenë pjesë e Ligës A të Kombeve. Ajo duhet të fitojë dy ndeshjet e mbetura të grupit, për të siguruar vendin e parë dhe për të qenë pjesë e elitës së kombëtareve evropiane në edicionin tjetër. Borozani.com
Gjithashtu, me këto fitore, si vendi i parë në grup, do të siguronte pjesëmarrjen në PlayOff për EURO-n e ardhshme që zhvillohet në Gjermani.
Ndërsa, para këtyre ndeshjeve, kuqezinjtë përballen me probleme të lëndimeve të lojtarëve ndër më të rëndësishëm të skuadrës. Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Endri Çekiçi e Keidi Bare, janë ndër kryesorët që mungojnë.
Por, përzgjedhësi Edoardo Reja beson se ekipi i tij do të dalë triumfues në Izrael të shtunën mbrëma, kur luhet njëra nga dy ndeshjet vendimtare të kuqezinjëve.
Ndërkaq, mediat tiranase duke parë stërvitjet e Shqipërisë cdo ditë në Durrës, kanë parashikuar 11-shen që do ta hedhë Reja përballë izraelitëve.
FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË
:
Portier: Etrit Berisha;
Mbrojtës: Ardian Ismajli, Klaus Gjasula (Arlind Ajeti), Fred Veseli;
Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani (Ylber Ramadani), Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Nedim Bajrami;
Sulmes: Armando Broja, Sokol Cikalleshi.