Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

11-SHJA POTENCIALE

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë përballë Izraelit

Foto: FSHF

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë përballë Izraelit


10 June, 2022 @15:27

Mbrëmë Shqipëria ka kryer edhe stërvitjet e fundit para ndeshjes së sontme ndaj Izraelit në Arenën Kombëtare, ndërsa dueli do të nis në ora 20:45.

Kuqezinjtë kanë fituar një pikë në ndeshjen e parë të zhvilluar të grupit, duke barazuar ndaj Islandës jashtë, 1-1.

Njëjtë, edhe Izraeli ka barazuar në përballjen e parë të grupit, po ndaj Islandës, por 2-2 në shtëpinë e tyre.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

E sa i përket ndeshjes që luhet sonte, rikthimeve të lojtarëve dhe stërvitjeve të zhvilluara, përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Edy Reja, që u kritikua pas barazimit ndaj Islandës, prite të dalë me këtë formacion.

FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË, për ndeshje ndaj Izraelit:

Etrit Berisha;
-
Ardian Ismajli,
Berat Gjimshiti,
Frederic Veseli,
-
Kristjan Asllani,
Amir Abrashi,
Nedim Bajrami,
Ivan Balliu,
Elseid Hysaj,
-
Myrto Uzuni,
Armando Broja.

Pas ndeshjes së sotme ndaj Izraelit, Shqipërisë do t’i mbesin edhe dy duele tjera për tu zhvilluar në shtator: Izraeli - Shqipëria (24 shtator) dhe Shqipëria - Islanda (27 shtator).


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve