Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/8: FRANCA - POLONIA

Franca kryen detyrën, bindshëm në çerekfinale

Foto: FIFA

Franca kryen detyrën, bindshëm në çerekfinale


4 December, 2022 @17:59

Pa probleme, Franca në çerekfinalen e Kupës së Botës!

Kampioni në fuqi i Botës tregoi forcën në ndeshjen e sotme ndaj Polonisë, për ta mposhtur këtë të fundit 3-1 dhe për ta çuar në shtëpi.

Përkundër se ndeshja po dominohej masivisht nga Franca, Polonia pati një mundësi tejet të mirë për shënim rreth 10 minuta para fundit të pjesës së parë.

SKEMA DREJT FINALES

Mundësinë e shpërdoruar të polakëve, e shfrytëzuan maksimalisht francezët, që e gjetën golin përmes Giroud pak pa u mbyllur pjesa e parë. Giroud (44’) shënoi pas pasimit nga Mbappe dhe skuadrat shkuan në pushim pranë rezultatit 1-0.

Ky ishte goli numër 52 për Olivier Giroud me fanellën e gjelave, gol i cili bën që Giroud tashmë të jetë golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares së Francës.

Në pjesën e dytë, Franca e menaxhoi mirë ndeshjen dhe e gjeti edhe golin e sigurisë, kur Kylian Mbappe shënoi në minutën e 74’ për 2-0.

Më vonë, Mbappe e çoi rezultatin në 3-0 me një supergol, kurse rezultatin përfundimtar e vendosi penalltia e saktë (në tentimin e dytë) e Lewandowskit: 3-1 pas 90 minutave lojë.

Në çerekfinale, Franca e pret fituesin e duelit mes Anglisë dhe Senegalit, ku francezët mund të testohen për herë të parë seriozisht në këtë kampionat.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori