HENDIKEP TE KUNDËRSHTARËT
Francës mund t’i mungojë njëri prej lojtarëve kryesor
22 May, 2016 @13:34
Pas Karim Benzemas, Mathieu Debuschyt, listës së lojtarëve që do të mungojnë sigurt në Kampionatin Europian te përfaqësuesja e Francës, mund t’i shtohet edhe një lojtar i rëndësishëm për ‘tre kolorët’.
Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, rrezikon europianin për shkak të lëndimit të pësuar.
Skuadra madrilene sapo ka njoftuar nëpërmjet një komunikate për media se bëhet fjalë për lëndim të shkallës së dytë të muskulit të kofshës së majtë dhe ky lëndim do ta lë atë jashtë finales së Ligës së Kampionëve që do të luhet më 28 maj ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit, e me shumë gjasë mund të mungojë edhe në Europian.
Përfaqësuesja e Francës gjendet në grup të njëjtë me Shqipërinë, së bashku me Zvicrën dhe Rumaninë.