COPPA ITALIA
Morata vendos ndeshjen, Juve bën historinë
21 May, 2016 @23:20
Në një ndeshje me raste shënimi për të dyja skuadrat, në fund fituese doli ‘Zonja e Vjetër’ nga Torino, e cila ndeshjen e zgjidhi në minutën e 110’ me golin e Alvara Moratas, me kohën e rregullt që u mbyll pa gola.
Pas një krosimi të Cuadrados, më së miri në zonë u gjet spanjolli Morata, i cili me golin e tij bëri që Juventusi ta mbyllë sezonin me sukses të dyfishtë në kupë dhe në ligë, ndërsa Milani me humbjen e pësuar sonte në sezonin e ardhshëm mungon në garat evropiane.
Kjo është hera e parë që një skuadër italiane arrin ta fitojë edhe Coppa Italian edhe Serie A-në në të njëjtin sezon.