PANATHINAIKOS 81-78 FENERBAHÇE

Foto: panathinaikos/fb
Fredette dhe çereku i tretë vendosin
17 December, 2019 @22:17
Panathinaikos i është kthyer fitores në Euroligë, pas humbjes nga Barcelona në xhiron e kaluar duke e mposhtur Fenerbahçen në Athinë sonte 81-78 [22-21, 20-25, 23-11 dhe 16-21].
Loja e mirë e Jimmer Fredette-it gjatë ndeshjes ka qenë vendimtare në fitoren e ekipit grek, që tashmë ka bilans 9-5 pas 14 xhirove të Euroligës.
Fredette përfundoi duelin me 22 pikë të shënuara, 2 kërcime e 2 asistime, derisa rrëmbeu edhe tre topa nga kundërshtari në këtë fitore.
Fenerbahçe në anën tjetër, nuk është as hija e atij ekipi të viteve të kaluara. Kanarinat e Stambollit kur mendohej se u kthyen në formë me fitore ndaj Albës, tashmë veçse kanë shënuar humbjen e dytë radhazi, pasi që pas ndeshjes me Efesin pësuan edhe nga athinasit.
Fenerbahçe ka bilans 5-9 pas 14 xhirove.
EUROLEAGUE

FOTO / Euroleague
15 January, 2021 @21:56
Kampioni aktual i Euroleagues, CSKA Moska, sivjet nuk arriti ta mposhtë Barcelonën. Barça e mposhti skuadrën ruse edhe në ndeshjen…
EUROLEAGUE

FOTO / Euroleague
15 January, 2021 @20:51
Forma e Fenerbahçes vazhdoi edhe në ndeshjen kundër Panathinaikosit. Ish-kampioni i Euroleagues, Fenerbahce, e mposhti kundërshtarin me rezultat 100-74. Skuadra…
EUROLEAGUE

FOTO / Euroleague
7 January, 2021 @22:14
Me shënimin e Lorenzo Brownit, Fenerbahçe e mposhti Crvena Zvezdën me rezultat 71-73. Brown me një kundërsulm në sekondat e…
EUROLEAGUE

FOTO / Euroleague
30 December, 2020 @22:23
Skuadra e Barcelonës, duke u mposhtur nga Bayern Munich me rezultat 90-77, e humbi edhe pozitën e dytë në Euroleague. …
EUROLEAGUE

FOTO / Euroleague
30 December, 2020 @22:06
Gjigandi grek u befasua kundër Crvena Zvezdës, duke u mposhtur me rezultat 74-71. Dejan Davidovac i Zvezdës duke shënuar në…