TE GJILANI
Fshesë te Gjilani, ndahet me 10 futbollistë
7 June, 2019 @11:45
Pas sigurimit të Superligës vetëm me ndeshjen e barazhit për stinorin vijues, Gjilani ka nisur operacionin fshesa.
Kuqebardhët anamoravas kanë bërë të ditur sot që kanë ndërprerë bashkëpunimin me futbollistët të cilëve iu ka përfunduar kontrata me klubin.
Kështu, duke falenderuar për kontributin e tyre për edicionin e kaluar dhe Papuqin për dy edicione, Gjilani është ndarë me: Fisnik Papuqin, Jefferson Lopesin, ëilber Perezin, Ansi Nikën, Endrien Maganin, Vilson Lilën, Kledi Kocin, Vilfor Hysën, Shpend Asanin dhe Semir Hadzibulicin.