Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMUNIKATA

FSHF-ja kërkon fitore 3-0

BOROZANI/Lis Dorambari

FSHF-ja kërkon fitore 3-0


22 October, 2014 @18:45

Orë më parë Federata Shqiptare e Futbollit ka lëshuar një komunikatë për media ku tregon në detaje çka pret nga UEFA-ja, derisa për herë të parë zyrtarisht tregon se ka kërkuar fitore 3-0 në tavolinë ndaj Serbisë. 

Gjithashtu, krejt në fund FSHF, shkruan se me vendimin e UEFA-së nuk do të përfundojë çështja, pasi që kuqezinjtë janë të interesuar ta dërgojnë çështjen edhe në Gjyqin Arbitrar Sportiv, CAS. 

“Federata Shqiptare e Futbollit, informon median dhe opinionin ne lidhje me hapat qe ka ndërmarrë për paraqitjen e dokumentave në Komisionin e Kontrollit të Etikës dhe të Disiplinës pranë UEFA-s, i cili do të mblidhet nesër në Zvicër.

Me njoftimin e akuzave të ngritura kundër Shqipërisë, FSHF, nën drejtimin e zyrës së saj ligjore Haxhia & Hajdari, ka filluar mbledhjen e materialeve provuese dhe përgatitjen e mbrojtjes. Përpilimi i argumentave juridikë të mbrojtjes dhe këshillimi ligjor në lidhje me çështjen i është besuar dy zyrave të mirënjohura ligjore në fushën e të drejtës sportive: Littleton Chambers në Londër dhe Levy Kaufmann-Kohler e bazuar në Gjenevë. FSHF kërkon gjithashtu të falenderojë të gjithë ata profesionistë të cilët kanë ofruar ndihmën e tyre dhe kanë qenë të gatshëm për përfaqësimin e çështjes. Një falenderim i veçantë i drejtohet gjithashtu të gjithë sportdashësve të cilët kanë ndihmuar në mbledhjen e materialeve video dhe fotografikë.

Materiali i mbrojtjes, i cili është përmbledhur si mëposhtë, ka përfunduar brenda kohës më të shkurtër të mundshme dhe është dorëzuar në UEFA ditën e Martë më datë 21.10.2014.

Në material theksohet që në ndeshjen Serbi-Shqipëri të datës 14.10.2014 fubollistët e Shqipërisë kanë qenë viktimë e dhunës fizike dhe verbale e shoqëruar me thirrje raciste. Në lidhje me thirrjet raciste, një kërkesë e veçantë i është dërguar UEFA-s ditën e Hënë për përfshirjen e tyre në procedurën e hapur dhe zgjerimin e akuzave kundër Serbisë. Të gjitha këto shkelje janë të provuara nëpërmjet pamjeve filmike dhe raporteve mjekësore të cilat janë depozituar pranë UEFA-s. Futbollistët e Shqipërisë nuk kanë refuzuar të luajnë, por vazhdimi i lojës ka qenë i pamundur si pasojë e drejtpërdrejtë e dëmtimeve fizike dhe psikologjike prej sulmeve të pakontrollueshme të tifozëve serbë, të punonjësve të sigurisë dhe, në disa raste të izoluara, edhe të vetë futbollistëve serbë.

Sic rezulton edhe prej raportit të Delegatit të Sigurisë të UEFA-s janë evidentuar shkelje të rënda si:

1.Mungesa e sigurisë së nevojshme të fushës së lojës,

2.Sjellja shumë e keqe e tifozëve,

3.Menaxhimi i dobët i stadiumit dhe

4.Gjendja e tij e keqe deri në konstatimin e faktit të rëndë që policia “nuk mund të mbrojë lojtarët dhe arbitrat”.

5.Si pasojë e sa më sipër rezulton qartësisht që nuk janë siguruar kushtet e barabarta për vazhdimin e ndeshjes së futbollit.

Në mbështetje të neneve 21(1), 6(1) g) dhe 21 (4) a) të Rregullores së disiplinës, jo vetëm që shkelja për të cilën është akuzuar FSHF duhet të rrëzohet, por FSHF ka kërkuar edhe fitoren 3-0 në tavolinë.

Përsa i përket akuzës së banerit të paligjshëm që u shfaq mbi fushën e lojës, ajo duhet rrëzuar, ndër të tjera, për arsyet e mëposhtme:

1.Në stadium nuk ka pasur tifozë të Shqipërisë përveç futbollistëve dhe delegacionit;

2.Si futbollistët ashtu edhe delagacioni janë kontrolluar nga policia pas ndeshjes dhe nuk është gjetur asnjë objekt për pilotimin e helikopterit;

3.Baneri ka ardhur nga zona jugore prapa portës, zonë e cila ka qenë me tifozë Serbë të cilët nuk kanë qenë të kontrolluar nga policia meqenëse kanë mundur të fusin në stadium flamuj politikë, sende të forta si dhe një fuçi.

4.Për të gjitha këto arsye është e pamundur të përcaktohet autori i incidentit dhe fakti që ky i fundit është Shqiptar (territori i hartës në baner është më i gjerë se territori i Republikës së Shqipërisë).

Si përfundim FSHF informon që vendimi i marrë nga UEFA mund të jetë objekt i apelimit pranë Gjykatës të Arbitrazhit të Sportit.”


ANALIZË

Guardiola me versionin 2.0

Champions League/Bundesliga/Analiza

Guardiola me versionin 2.0

22/10/14 @ 15:49

MEDIA

Transferet më të rëndësishme në Angli

Premier League

Transferet më të rëndësishme në Angli

22/10/14 @ 14:31

FITORET E THELLA

Shpëtoi rekordi i Liverpoolit

Champions League

Shpëtoi rekordi i Liverpoolit

22/10/14 @ 08:56

GRUPI H

Quaresma sjell fitoren, Shakhtari brazilan 7-0

Champions League

Quaresma sjell fitoren, Shakhtari brazilan 7-0

21/10/14 @ 23:02

VJEN DËNIMI NGA UEFA

UEFA gjobit rëndë FSHF-në për flakadanët

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

UEFA gjobit rëndë FSHF-në për flakadanët

19/07/23 @ 16:26

SHITJA FILLON ONLINE

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

Kualifikimet për Evropian/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

10/07/23 @ 15:06

FIFA RANKING - QERSHOR 2023

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs

29/06/23 @ 12:01

TRANSMETIMI

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

27/06/23 @ 16:22

INDIAN SUPER LEAGUE

Armando Sadiku - si hero te kampioni indian!

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria/International/Transfere

Armando Sadiku - si hero te kampioni indian!

25/06/23 @ 10:41

GOLI MË I BUKUR

Pas Asanit, edhe Asllani me golin më të mirë

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Pas Asanit, edhe Asllani me golin më të mirë

23/06/23 @ 16:11

PAS NDESHJES

Sylvinho: Jemi në garë për evropian

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sylvinho: Jemi në garë për evropian

20/06/23 @ 23:36

FITORE PËR VEND TË DYTË

Shqipëria feston me lojë të bukur

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria feston me lojë të bukur

20/06/23 @ 22:49

GOLI I XHIROS NGA UEFA

Goli i Jasir Asanit, më i miri i xhiros së tretë të kualifikimeve për EURO 2024

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Goli i Jasir Asanit, më i miri i xhiros së tretë të kualifikimeve për EURO 2024

19/06/23 @ 20:20

FLET SYLVINHO

Sylvinho: Pikënisje e rëndësishme, mundësi për të arritur objektivin

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sylvinho: Pikënisje e rëndësishme, mundësi për të arritur objektivin

17/06/23 @ 23:51


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria