GRUPI H

Quaresma sjell fitoren, Shakhtari brazilan 7-0
21 October, 2014 @23:02
Porto ka vazhduar të tregojë se është njëri ndër ekipet më me përvojë në Ligën e Kampionëve, pa marrë parasysh lojtarët që ka në dispozicion.
Bardhekaltërit portugez kanë arritur të regjistrojnë edhe fitoren e dytë në tre ndeshje të grupit, duke i mposhtur baskët me rezultat 2-1 sonte në Dragao të Portos.
Hector Herrera dhe Ricardo Quaresma kanë shënuar golat për vendasit, derisa barazimi i Guillermo Fernandezit nuk i zgjati shumë Athletic Bilbaos së Ernesto Valverdes, që ka një pikë në këtë stinor të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen tjetër të Grupit H, Shakhtar Donetsk i Mircea Lucescut i ka mbajtur leksion futbolli ekipit bellorus BATE, duke e mposhtur 0-7, ku 6 prej golave u shënuan në 45 minutëshin e parë të ndeshjes!
Shakhtar, me gjysmën e ekipit brazilian ka treguar edhe njëherë se është tejet i rrezikshëm përkundër se deri më sonte, ata nuk kishin arritur fitore në Ligë të Kampionëve këtë stinor, pas dy barazimeve në dy xhirot e para.
Përndryshe, Luiz Adriano shënoi 5 gola sonte në fitoren e ekipit të tij.
Ndeshjet e radhës:
Shakhtar Donetsk - BATE Borisov | |||
Athletic Bilbao - Porto |
TABELA E GRUPIT H:
1 | Porto | 7 pikë | ||
2 | Shakhtar Donetsk | 5 pikë | ||
3 | BATE Borisov | 3 pikë | ||
4 | Athletic Bilbao | 1 pikë |