GRUPI E

Bavarezët turpërojnë Romën
21 October, 2014 @22:29
Bayern Munchen i Pep Guardiolës është treguar i pamëshirshëm ndaj Romës sonte në Olimpico.
Si një makineri e pandalshme, bavarezët kanë demoluar skajshmërisht Romën duke e mposhtur në fund me rezultat të turpshëm për Ligën e Kampionëve, 1-7.
Serisë së golave për Bayernin ia nisi holandezi, Arjen Robben, derisa e përfundoi gjilanasi, Xherdan Shaqiri, që shënoi golin e fundit të ekipit të tij, në minutën që u fut në lojë.
Bayern, i pakapshëm vazhdon lidershipin në Grupin E, derisa Roma do të duhet të luftojë me Manchester Cityn siç po shihet për vend të dytë në grup, ku këta të fundit nuk arritën fitore ndaj CSKA Moskës sot përkundër epërsisë që kishin.
Ndeshjet e radhës:
Bayern-Roma | |||
Manchester City - CSKA Moska |
TABELA E GRUPIT E:
1 | Bayern | 9 pikë | ||
2 | Roma | 4 pikë | ||
3 | Manchester City | 2 pikë | ||
4 | CSKA Moska | 1 pikë |