ÇËSHTJA
fshf.org
FSHF në Zvicër, para Komisionit të UEFA-së
21 October, 2014 @22:11
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se pas një jave punë intenzive ka mbledhur gjithë dokumentacionin dhe e ka deponuar atë në UEFA, në lidhje me ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri.
Sot, pra më 21 tetor, një javë pas incidentit në ndeshjen e mbetur përgjysmë në stadiumin e Partizanit të Beogradit, kreu i FSHF-së, Armando Duka, bashkë me juristë të studiove shqiptare dhe të huaja gjinden në Nyon të Zvicrës ku pritet të mbrojnë çështjen e kuqezinjëve para vendimit të Komisionit Disciplinor të UEFA-së, që do të mirret pasnesër, më 23 tetor.
Në fund, FSHF, ka bërë të ditur se shpreson në gjykim objektiv të KD të UEFA-së për shkak të mormarrjes së masave dhe të një organizimi të pamjaftueshëm të ndeshjes nga vendi organizator.