LUIS SUAREZ
U frikësua për karrierën
20 October, 2014 @21:36
Sulmuesi uruguajan i cili erdhi nga Liverpool te Barcelona gjatë verës për 81 milionë euro dëmshpërblim përkundër suspendimit nga FIFA, ka pranuar se është frikësuar se karriera e tij morri fund pas kafshimit ndaj Giorgio Chiellinit në “Brazili 2014”.
“Mendova se e shkatërrova karrierën. Nuk flitja me askënd, përveç familjes. Por më vonë u qetësova, u pendova dhe u çlirova,” ka thënë uruguajani Suarez.
Për më tepër ai ka pranuar se ia ka plasur vajit kur ka dëgjuar nga agjenti se Barcelona ka pranuar ta transferojë atë nga Liverpooli përkundër suspendimit.
“Kur më telefonoi Pere Guardiola (agjenti i lojtarit) dhe më tha se gjithçka është në rregull dhe marrëveshja është arritur, ia fillova të qajë për shkak të situatës në të cilën gjindesha derisa Barcelona më përkrahte në çdo mënyrë,” ka thënë ai për televizionin spanjoll transmeton Eurosport.
Dënimi i Suarezit me reprezentacionin e Uruguajit tashmë ka skaduar dhe ai menjëherë ka shënuar gola. Fundjavën që vjen, atij i skadon edhe dënimi për futboll ekipor dhe do të mund të debutojë me Barcelonën në derbin më të madh të botës së futbollit, ndaj Real Madridit, nëse trajneri i katalonasve, Luis Enrique vendos ta fus atë në lojë.