GJOBAT E UEFA-së
Galata gjobitet nga UEFA, borxh Arsenalit
20 October, 2014 @21:24
Skuadra turke, Galatasaray, është dënuar me 50 mijë euro nga Komisioni Disciplinor i UEFA-së, ka njoftuar shtëpia e futbollit europian sot.
Dëmtimet e shkaktuara nga tifozët e ekipit turk në ndeshjen e xhiros së kaluar të Ligës së Kampionëve ndërmjet Arsenalit dhe Galatasarayit, pas ndezjes së fishekzjarrëve, kanë bërë që UEFA të dënojë ekipin turk dhe të kontaktojë brenda 30 ditëve ekipin londinez për të kryer obligimet.
Mirëpo, në anën tjetër, Arsenalit nuk i është shqiptuar asnjë vërejtje pas procedurës disciplinore për shkak të moskontrollit të tifozëve gjatë hyrjes - të cilët kanë arritur të fusin brenda në stadium mjete të ndryshme piroteknike, ka njoftuar UEFA-ja.
Në mes tjerësh, edhe Baseli është gjobitur me 40 mijë euro pasi që tifozët e ekipit kanë hedhur në fushë objekte të ndryshme në takim me Liverpoolin.
Feyenoord dhe Standard Liege nga ekipet, si dhe Uellsi e Andorra janë sankcionuar gjithashtu për hyrje të tifozëve në fushë gjatë ndeshjeve në gara europiane dhe kualifikime për EURO 2016.