MITROVICË
Paqe në Mitrovicë, ‘89-shi lider i ri
20 October, 2014 @16:21
Ndeshja e fundit e xhiros XI që u zhvillua në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë ndërmjet dy rivalëve lokal, Trepça dhe Trepça ‘89, përfundoi me rezultat të barabartë.
Trepça ‘89 shënoi e para për epërsinë 0-1 me anë të Shpëtim Idrizit, ndërsa rezultatin e barazoi Fiton Hajdari duke shënuar nga penalltia në minutën 48’.
Ky barazim i mjaftoi ‘89-shit që të ngjitet në maje të radhitjes tabelare duke u bërë lideri i ri i Superligës, duke e shfrytëzuar kështu gabimin e lideres së deritashme, Hajvalisë, e cila u mposht nga Prishtina këtë javë.
Për ndryshe, ky ishte barazimi i parë i Trepçës ‘89 pas tre fitoreve rresht nën drejtimin e trajnerit të ri, Fahredin Duraku, kurse seria pa fitore e Trepçës është rritur në tetë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.