MAN UTD

manutdofficial
Fellaini e Blind, golat e parë për shpëtim
20 October, 2014 @22:56
Mesfusohri i ri holandez, Daley Blind, që erdhi këtë verë te Manchester United për 18.3 milionë euro nga Ajaxi, ka shënuar golin e parë të tij në Premier League, për të shpëtuar ekipin e tij nga humbja.
Manchester United dy herë ishte në disavatazh sonte në Hawthorns, por ka barazuar dy herë për të shpëtuar pikën.
Belgu me origjinë kosovare, Adnan Januzaj, ka luajtur që nga minuta e parë e takimit dhe nuk është ndërruar nga Louis Van Gaal gjatë gjithë ndeshjes.
Stephan Sessegnon dhe Saido Berahino i dhanë dy herë epërsinë ekipit të West Bromwichit, por Manchester United barazoi dy herë.
Edhe belgu Marouane Fellaini ka shënuar sonte golin e parë të tij për Manchester Unitedin, kur barazoi rezultatin në 1-1.